Në finalen e Champions League, Manchester City mposhti Interin me rezultat minimal 1:0. Autori i golit të vetëm u bë mesfushori Rodri.
Manchester City u bë klubi i gjashtë anglez që fiton Kupën Evropiane. Më parë këtë trofe e kanë fituar Liverpool (6 herë), Manchester United (3), Nottingham Forest (2), Chelsea (2) dhe Aston Villa (1).
Siç e dini, Manchester City fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori. /G.D abcnews.al/