Mamaja e Rabiot pendohet, rikthehet të flasë me Barçën për djalin e saj

schedule11:37 - 1 Prill, 2021

schedule 11:37 - 1 Prill, 2021

Adrien Rabiot kishte marrëveshje me Barcelonën përpara se të ndërronte mendje dhe të firmoste për Juventusin si lojtar i lirë në verën e vitit 2019. Por nëna dhe agjentja e tij, Veronique Rabiot duket se është penduar për këtë zgjedhje, pas dy sezonesh të vështirë në Itali të të birit.

Mesfushori nuk është një lojtar kyç te Juventusi dhe në kohë krize ai është një mjet perfekt i likuiditetit sepse ka ardhur falas dhe paratë për shitjen e tij do të ishin të gjitha fitim për Juventusin. Duke e parë nga kjo anë, Rabiot del në merkato.

Sipas Calciomercato, Veronique ka vendosur të krijojë edhe një herë tjetër kontakte me Barcelonën në lidhje me një transferim të mundshëm të djalit të saj. Barcelona e pëlqen mesfushorin, por jo më shumë se Wijnaldum, i cili është mesfushori i vetëm që mund të zbarkojë në “Camp Nou”.

Gjithsesi opsionet për Rabio janë të shumtë. Disa skuadra në Premier League do ishin gati ta blinin, teksa edhe Bayern Munchen ka nevojë për një mesfushor qendre. Klubi bavarez ka marrëdhënie shumë të mira me Juventusin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!