Aurora dhe Laura janë dy vajzat që nuk mundën dot të shkonin në finalen e e dance reality show “T’ka mami yll”.
Ky vendim u mor nga fëmijët finalistë, të cilët në mënyrë unanime zgjodhën Rejanën.
Mirëpo, përveç lotëve të vajzave, edhe mamatë nuk e pritën mirë këtë çast. Ato u shprehën se nuk ishin dakort që këtë përzgjedhje ta bënin fëmijët, por juria. Pavarësisht, mospërkrahjes së këtij vendimi, juria doli në përfundimin për të pranuar zgjedhjen e konkurentëve.
Mamaja e Aurorës u largua nga skena, duke mos e pranuar vendimin e marrë.
“Nuk e pranoj”, u shpreh ajo, ndërkohë që moderatorja Ilda Bejleri i theksoi se rebelimi nuk duhet të jetë me jurinë, por me fëmijët që votuan./abcnews.al