Prej disa ditësh është konfirmuar lajmi i ardhjes së këngëtarit me famë botërore, Maluma në Tiranë.
Për herë të parë ai do të mbajë koncert madhështor në vendin tonë dhe detajet e para janë zbuluar.
Këngëtari i shumë hiteve, do të vijë në Tiranë më 14 mars, për të festuar me ne festën e Ditës së Verës.
Pas daljes së këtij detaji, u vu re se në website-n ku Maluma tregon për koncertet e tij, mungonte opsioni i biletave.
Prandaj, në media qarkulloi një lajm ku thuhej se këngëtari do të vinte në Tiranë vetëm për të bërë takim me fansat dhe t’u japë dhuratë diçka personale.
E gjitha kjo kushton 370 dollarë. Megjithatë, kjo rezulton të mos jetë e vërtetë.
Burime kanë treguar se Maluma do të mbajë koncert më 14 mars dhe çdo gjë do të jetë me standarte botërore.
Ai do të performojë këngët e tij më të njohura, ato që na kanë bërë të kërcejmë kudo. Gjithashtu biletat dalin në shitje shumë shpejt, ndoshta këtë javë.
Çmimi i tyre do të jetë shumë më i lirë se çfarë u tha në rrjetet sociale por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Prandaj le të përgatitemi për një koncert madhështor./abcnews.al