Malltezi shkon në SPAK/ Dhëndri i ish kryeministrit Berisha do të njihet me akuzat për dosjen Partizani

schedule14:07 - 11 Shtator, 2024

schedule 14:07 - 11 Shtator, 2024

Pas ish kryeministrit Sali Berisha, në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili do të njihet gjithashtu me akuzat në lidhje me dosjen “Partizani”.

“Në SPAK është paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, Njësoj si ish kryeministri Berisha që u njoh me akuzën e korrupsionit pasiv, edhe Malltezi do të njihet zyrtarisht me akuzat nga prokuroria e posaçme. Ndaj Malltezit janë zhvilluar hetime për rreth një vit. Do të shohin nëse do të jenë të njëjtat akuzat dhe të merret i pandehur me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pastrim parash”, raportoi gazetari Ermal Vija.

SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi në cilësinë e kryeministrit, ka nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qëllim përfitimin e pronës në kundërshti me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!