Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për kontrabandë mallrash. Të arrestuarit janë një 58 vjeçar nga Tirana, që transportonte mallra të kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri dhe 45 vjeçar, gjithashtu nga kryeqyteti, që i magazinonte mallrat në subjektin që administronte.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e 45 vjeçarit. Në biznesin e këtij të fundit, policia gjeti veshje të ndryshme, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg./abcnews.al