Mallra kontrabandë në makinë, kapet 37 vjeçari në aksin Korçë-Pogradec

schedule14:16 - 28 Shkurt, 2021

schedule 14:16 - 28 Shkurt, 2021

Krimi Ekonomik në Korçë ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi është kapur me mallra kontrabandë. Sipas policisë në prang aka rënë E. B., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky i fundit në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “Volksëagen”, gjatë kontrollit të të cilit, iu gjet një sasi e konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë (erëza që përdoren për produkte ushqimore) për të cilën shtetasi E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë të kontrabandës me mallra, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “Volksëagen”, gjatë kontrollit të të cilit, iu gjet një sasi e konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë (erëza që përdoren për produkte ushqimore) për të cilën shtetasi E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!