Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mallra kontrabandë me vlerë 40 mijë euro në Tiranë/ Goditet rasti, pranga transportuesit

schedule12:26 - 12 Korrik, 2025

schedule 12:26 - 12 Korrik, 2025

TIRANË- Arrestohet në Tiranë drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara kontrabandë. Policia thekson se ka arrestuar në flagrancë një 52 vjeçar, banues në Kukës.

Ai u ndalua në rrugën “Bardhyl” dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të  tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!