Mallkimi i “kolltukut” të Vlorës, Dritan Leli e pësoi si Shpëtim Gjika. Kërcënimi dhe mesazhi i Ramës

schedule11:44 - 11 Mars, 2021

schedule 11:44 - 11 Mars, 2021

Dritan Leli nuk është kryebashkiaku i parë i Vlorës, i cili largohet në mënyrë spektakolare fillimisht nga gjiri i partisë dhe më pas nga detyra.

I ulur në të njëjtën zyrë, disa vite më parë, të njëjtin fat pati edhe Shpëtim Gjika. Madje, ky i fundit me zor ia doli t’i shpëtonte burgut pasi largimi nga bashkia u parapri dhe ndoq nga disa padi penale për shkelje gjatë detyrës.

Lexo edhe: PS dëbon Dritan Lelin: S’ka vend mes nesh, refuzoi kërkesën e Ramës. Zbardhet mesazhi i kryeministrit

Burime bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve, kur i është kërkuar të largohet nga detyra e kryebashkiakut dhe të pranojë kandidimin për deputet, Leli është paralajmëruar se nëse nuk “dëgjon” do të kishte fatin e Shpëtim Gjikës.

“Armiku” i parë i Lelit në Vlorë ishte pikërisht Damian Gjiknuri, i cili nuk e honepsi asnjëherë dhe nuk pranoi të punonte me të. Ishte po ashtu Gjiknuri që i lexoi sot Asamblesë së Socialistëve të Vlorë mesazhin e Ramës, ku thuhej se Leli nuk “kishte më punë me ta”.

Çfarë ndodhi me Shpëtim Gjikën?

Gjika ishte një ndër pesë kryebashkiakët e vjetër të PS-së që qëndronin prej tre mandatesh në detyrë. Për arsye të paqarta ai u fërkua për herë të parë me Ramën që në fushatën e vitit 2013. Pavarësisht fitores, Rama nuk ia harroi këtë fakt.

Në vitin 2015, Rama kërkoi largimin e kryebashkiakëve që ndodheshin në detyrë prej tre mandatesh dhe lista kapte pikërisht Shpëtim Gjikën e Vlorës, Artan Shkëmbin e Pogradecit, Qazim Sejdinin e Elbasanit, Flamur Bimen e Gjirokastrës dhe Baftjar Zeqon e Fierit.

Ndryshe nag Shkëmbi, Bime dhe Zeqo që u tërhoqën, Gjika nuk iu bind kërkesës dhe vazhdoi të ishte në detyrë, ndërkohë që disa muaj më parë në drejtijm të tij u hap një padi për shkelje në dhënien e lejeve të ndërtimit në qytetin e Vlorës. Kjo ishte edhe thyerja përfundimtare me PS-në pasi menjëherë Rama deklaroi se Gjika duhej të merrej vetë me akuzat dhe se socialistët nuk kishin më të bënin me të.

Që prej këtij momenti, Gjika nuk ishte më pjesë e struktruave të PS duke u bërë i dëbuari i parë, i dyti duket të jetë Dritan Leli, madje duke u kërcënuar se do të ketë fatin e pararendësit të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!