“Mallkimi” godet sërish familjen Sakaj në Suk, pas vdekjes së dy anëtarëve, një tjetër djalë shpallet i humbur

schedule17:24 - 6 Janar, 2023

schedule 17:24 - 6 Janar, 2023

Familja Sakaj në Suk 1 të Roskovecit duket se nuk po i shpëton dot “mallkimit’. Në muajin gusht të vitit të shkuar djali i vogël i familjes vetëm 14-vjecc u mbyt në lumin Seman, ndërsa disa vite më parë kishin humbur babin.

Ndërkohë që ditën e sotme djali i madh i familjes, Ferit Sakaj, është denoncuar si i humbur nga familja në polici.

Lajmin e ka konfirmuar kunati dhe motra e të humburit që punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer dhe denoncimin për zhdukjen e djalit.

30-vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë (në datën 1 janar) dhe nuk është kthyer më.

E ëma e 30- vjeçarit ka kryer denoncimin në policinë e Fierit dhe ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier.

Mësohet se 30- vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!