Malli për gocën, Partizani dhe largimi nga Skënderbeu: Rrëfehet Bakaj

schedule19:15 - 8 Maj, 2020

schedule 19:15 - 8 Maj, 2020

Elis Bakaj ishte i pafat, pasi pësoi javë më parë një dëmtim në gju dhe iu desh të operohej. Më shumë se gjashtë muaj do t’i duhet të rikuperohet, ndërkohë që fantazisti i Dinamo Brest ka nisur me stërvitjen. “Nuk e kam ndjerë këtë punën e izolimit si njerëzit në vendet e tjera, pasi këtu nuk jemi izoluar si kudo.

Vazhdoj rregullisht stërvitjen, për të rikuperuar nga dëmtimi. Më vjen keq që janë mbyllur kufijtë, pasi nuk kam takuar gocën time prej disa kohësh, por shpresoj të normalizohet gjithçka shumë shpejt”, tha fillimisht Bakaj në lidhjen direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport.

Nuk mund të mos pyetej edhe për Dinamon, apo edhe ekipet e tjera me të cilat është aktivizuar në Shqipëri. “Kam nostalgji për të gjithë ekipet me të cilët kam luajtur, pasi në radhë të parë kam edhe respekt për të gjithë me të cilët kam bashkëpunuar. Dikur kam qenë tifoz me Partizanin, por e kam për nder që kam veshur fanellat e klubeve më të mira të Shqipërisë dhe i respektoj të gjitha”.

Pak ditë Bakaj ishte edhe pjesë e Skënderbeut: “Nuk dua të flas për shumë gjëra, por mund të them që në ato momente nuk ndihesha mirë aty, ndaj vendosa që më mirë të largohem sesa të vazhdoj dhe të mos jap maksimumin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!