Mall për nxënësit, mësuesja shpik mënyrën e çuditshme të përqafimit në kohë karantine

schedule21:31 - 7 Maj, 2020

schedule 21:31 - 7 Maj, 2020

Përqafimi është një nga veprimet më të munguara në këtë periudhë pandemie. E gjithë bota në kuadër të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit  po respekton distancimin social. Në Indiana një mësuese e shkollës fillore nga malli që kishte për nxënësit ka shp[ikur një mënyrë speciale përqafimi.

Për të bërë të mundur që ajo të përqafonte nxënësit e saj, ajo ka përgatitur një veshje të cveçantë. Mësuesja ka përdorur 12 qese të cilat i ka vendosur në derën e shtëpisë dhe ka hapur dy vrima që të nxënësit të fusin krahët për ta përqafuar ata.

“Shumica e femijeve kanë ardhur tek dera e shtëpisë sime, i përqafoj ata dhe flasim për gjërat që kemi bërë gjatë kësaj kohë”, është shprehur ajo, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Pas secilës përqafim, Pavelka dezinfekton qeset plastike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!