Malkaj nuk e kursen ironinë: Qenkeni futur dhe në territorin e bashkisë mor aman

schedule17:47 - 18 Maj, 2020

schedule 17:47 - 18 Maj, 2020

Aktori Mehdi Malkaj nga protesta në kundër vendimit të shembjes së Teatrit Kombëtar, nuk i ka kursyer ironitë ndaj institucioneve të shtetit.

Malkaj teksa ngjitej në podiumin e improvizuar ka theksuar se protestuesit ishin futur në territorin e bashkisë.

Ndër të tjera aktori ka theksuar se vendi do të rregullohet kur të zhduken bandat, kontrabandat në vendin tonë dhe vendoset demokracia ose diktatura e ligjit.

“Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman. Miq ju lutem, mbani një minutë qetësi..(dëgjohen pëshpërima). Ja kjo është zhurma që na mban gjallë ne. Tek ky teatër. Spektatori. Këtu tek ne doli si fillim, banda, kontrabanda, pastaj anti-kondrabanda. Vendi do të rregullohet kur të zhduket banda, kontrabanda dhe antikontrabanda. Këto të treja të zhduken së pari duhet të vendoset demokracia, që për mua demokraci do të thotë diktaturë e ligjit që të jetë i vlefshëm për të gjithë që nga kryeministri dhe qytetarët e thjeshtë. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan. Më keni mbytur me dashurinë që më falni nuk jua kthej dot të gjithëve”, tha Malkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!