Maliqi në Abcnews.al: Ambicia ime të bëhem drejtor policie, po të duash rregulli vendoset për një javë

schedule19:31 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 19:31 - 19 Dhjetor, 2021

Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për gazetarin Ermal Vaka në Abcnews.al shprehu hapur ambicien për të qenë pasardhësi i Gledis Nanos në Policinë e Shtetit. Ai tha se nëse ka vullnet rendi vendoset për një javë në Shqipëri.

Unë do të vazhdoj misionet e mia politike, në sfidat lokale. Pse jo nesër kur të jem në ekzekutiv nuk e fsheh ambicien për të qenë në kupolën drejtuese të policisë së shtetit për shkak të njohjeve dhe profesionit që kam dhe jam i bindur që rendi vendoset brenda një jave në Shqipëri.

Po pate ambicie dhe po luftove krimet kundër personit dhe pronës. Pasardhësi i Gledis Nanos? Ajo nuk dihet kur vjen ky moment, por ambicia ime kjo ka qenë dje do të jetë derisa të kem mundësi” deklaroi ai.

Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD-së si kandidat në qarkun e Beratit, por jo në pjesën fituese. Kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Lulzim Basha duke kaluar me Edi Ramën dhe si shpërblim u emërua zv/ drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga PD-LSI, i erdhi radha në listë dhe pranoi që të merrte mandatin duke u kthyer në kritikun e shumicës. Në zgjedhjet e fundit kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi./ Abcnews.al