Deputeti Lefter Maliqi, në seancën plenare në Kuvend u shpreh se situata në sistemin e burgjeve është shqetësuese.
Maliqi theksoi se drejtoret apo edhe shumë ministria janë të përdorur nga Kryeministri Edi Rama.
“Si zoti Lleshaj dhe shumë ministra të tjerë janë të keqpërdoru nga kryeministri. Keni larguar dy ish-drejtorë socialistë. Sistemi i burgjeve është kthyer në privat, vjedhje, korrupsion”, tha Maliqi.
Lexo edhe: U gjobit se nuk mbajti maskën, Gjuzi revoltohet dhe sfidon aktin Normativ: S’e vendos në rrugë
Ndërkohë Ministrja Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj në seancën plenare theksoi se sistemi i burgjeve ka pësuar ndryshime.
Duke kundërshtuar akuzat e deputetit Lefter Maliqi, Gjonaj tha se qeveria ka investuar për përmirësimin e kushteve në burgjeve. Ndërsa shtoi e sot është -21% të kapacitetit normal që mban popullimi në burgje.
Lexo edhe: Deputeti ngre alarmin: Jemi në rrezik nga sirianët, qeveria t’i fusë në një kamp
Gjithashtu ajo theksoi se ende ka shumë për të bërë, ndërsa u shpreh se janë duke u marrë masat që Zaharia, të mbyllet përfundimisht.
Pjesë nga fjala e ministres Gjonaj:
Kur mora drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë ishte një katrahurë, U pësua një ndryshim rrënjësor prej 2017. Në këto tre vite kemi arritur të bëjmë një reformë të qenësishme duke filluar nga kuadri ligjor. Edhe pse në situatë pandemi kemi kryer të gjitha konsultimet me aktorët ndërkombëtarë.
Kjo interpelancë më jep mundësinë të them që zbatimi i regjimit 41 Bis ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme duke ndërprerë lidhjet me krimin. Ky është një regjim që u zbatua nga kjo qeveri e cila ka pasur prioritet luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Janë 937 kallëzime penale nga të cilët 295 janë punonjës të Policisë së Burgjeve.
Kemi një pesëfishim të punonjësve në krahasim me periudhën e kaluar. Pra kjo ka ndodhur se të gjithë. Regjimi i mbikëqyrjes së veçantë, sot janë 110 të dënuar në këtë regjim që kanë thyer rëndë sigurinë dhe rëndin në burgje.
Ndaluam rekrutime e punonjësve pas një ditë trajnimi. Sistemi ynë ishte krijimi i një sistemi funksional meritokratik. Procedurat e rekrutimi u morën me testim elektronik duke kontrolluar edhe pastërtinë e secilit punonjës.
Rreth 820 punonjës ku testimi kruhet çdo aktor muaj. Numri i stafit policor është rritur me 23 %. Synimi im ka qenë barazimi i pagave të policisë së burgjeve me pagat e policisë së shtetit. Punonjësit e burgjeve ia dedikojnë 1/3 e jetës së tyre brenda të mbyllur në burgje.
Ndërsa mori sërish fjalën Maliqi u shpreh se ministrja Gjonaj, foli sipas tij si Nexhmija në Kongres.
“Ministrja foli si Nexhmija në Kongres. Interpelanca nuk është për ato që ke bërë, por për ato që nuk janë bërë. Greva e urisë në burgje kishte kërkese për shkelje të drejtorit të Përgjithshëm si edhe për ushqimin”, tha Maliqi.
/abcnews.al/