MALIQ– Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Zvezdë të Maliqit. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin jashtë pa pësuar probleme shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin kur zjarri ka rënë, familjarët kanë qenë në gjumë, ndërsa fqinjët kanë ndërhyrë menjëherë duke i ndihmuar të largohen nga banesa.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe pritet të zbardhet nga autoritetet përkatëse./abcnews.al


