Mali i Zi voton të dielën për zgjedhje lokale, përçahen partitë shqiptare

schedule13:04 - 2 Shkurt, 2018

schedule 13:04 - 2 Shkurt, 2018

Këtë të dielë në Mal të Zi votohet për zgjedhjet lokale. Përsëri forcat politike shqiptare janë përçarë.

Të dielen e katër shkurtit në Komunen e Ulqinit zhvillohen zgjedhjet lokale. Në komunen jugore të vendit fqinjë me shumicë shqiptare të drejtë vote kanë 19 mijë e 918 shtetas. Në garë për të zgjedhur këshillin e komunës, i cili më pas zgjedh e kryetarin e njësisë vendore, janë 8 parti dhe dy koalicione. Edhe në këto zgjedhje partitë politike Shqiptare shkojnë të përçarë. Forca e Re Demokratike dhe lideri I saj Nazif Cungu kërkojn edhe një mandat të tretë në krye të Komunës së Ulqinit. Ndërsa ish kryetari I Komunës Fatmir Gjeka kryetar I Partisë Demokratike në këto zgjedhje paraqiten me një koalicion të prej tre partish shqiptare. Ndërsa Unioni Demokratik I Shqiptarëve me listë në vete. Ndërsa sipas parashikimeve dhe sondazheve të deri tanishme, janë Partia Demokratike e Socialistëve e ish kryeministrit Millo Gjukanoviq, e cila ka pësuar rritje këto vitet e fundit, por edhe duke përfituar nga përçarja e partive shqiptare. Po kështu ajo që ka shtuar konkurencen mes partive tradicionale të Ulqinit është edhe lëvizja qytetare URA. Nga ana tjetër dhjetori dhe janari në gjithë territorin e Komunës së Ulqinit u përfshinë nga investime me fonde vendore dhe me ato qeveritare. 71% e popullsisë prej 23 mijë banorëve janë Shqiptarë, e ndërsa këto zgjedhje konsiderohen si tejët të rëndësishme pasi që nga pluralizimi politik kanë qenë partitë shqiptare ato që kanë mbajtur pushtetin në këtë njësi vendore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!