Këtë të diel, qytetarët e Malit të Zi do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.
Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik.
Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë. Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione.
Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI. Shqiptarët synojnë dy mandate.
Kujtojmë këtu se politika shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë në mënyrë masive dhe të mbështesin partitë shqiptare. /abcnews.al/