Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mali i Zi vendos orën policore

schedule16:38 - 23 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 23 Nëntor, 2020

Rritja alarmante e shifrave të infektimit me koronavirus ka detyruar Malin e Zi që të vendosë orën policore. Institucionet shtetërore vendosën ndalimin e daljes nga 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu u vendos shkurtimi i orëve të punës së njësive të hotelerisë dhe të shërbimeve me dy orë. Masat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura, 25 nëntor deri më 8 dhjetor.

U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë plotësisht të gjitha masat sepse është mënyra e vetme për të luftuar përhapjen e koronavirusit. 

Duke marrë parasysh situatën shëndetësore, vlerësojmë se sistemi ynë shëndetësor, falë planifikimit të mirë është ende në gjendje ta përballojë” thanë institucionet shëndetësore në Malin e Zi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!