Mali i Zi miraton protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

schedule11:36 - 2 Mars, 2019

schedule 11:36 - 2 Mars, 2019

Është shoqëruar me tensione dhe me përleshje fizike, miratimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në parlamentin e Malit të Zi. Deputetët serbë u munduan të sulmojnë kreun e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi.

Deputetët malazezë të premten miratuan protokollin për pranimin e Maqedonisë veriore në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar. Deputetët serbë votuan kundër dhe u treguan shumë agresivë për shkak të pranisë në sallën e Kuvendit, të kryetarit të parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Një nga deputet serbë u shpreh se ai ishte një oficer shqiptar, i cili ka luftuar kundër serbëve. Pak moment më vonë situata degjeneroi në përleshje fizike pasi një deputet i partisë serbe, Milan Knezeviç, u ngrit nga vendi për të sulmuar fizikisht deputetin malazez Miodrag Vukoviç nga DPS.

Pas qetësimit të situatës dhe miratimit të protokollit, Xhaferi është ngritur duke duartrokitur dhe falenderoi deputetët që votuan pro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!