Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

schedule18:21 - 27 Qershor, 2024

schedule 18:21 - 27 Qershor, 2024

Autoritetet në Mal të Zi njoftuan se po hetojnë ish-prokurorin special të shtetit nën dyshimet se ka lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë.

Millivoje Katniç u arrestua më herët gjatë këtij viti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, Katniç po akuzohet “për trajtim çnjerëzor të disa civilëve të nacionalitetit kroat, përfshirë për sulm ndaj tyre, torturim dhe lëndim fizik”.

Nisja e hetimeve vjen pas vlerësimit të dëshmive nga autoritetet në Kroaci, të cilat u gjetën gjatë kërkimit të provave materiale të Zyrës së Prokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, që u dërguan në Mal të Zi më 2020 dhe 2023.