Mali i Gramit, atraksion turistik/ Malësia e Krujës frekuentohet nga turistë të huaj

schedule16:39 - 16 Mars, 2025

schedule 16:39 - 16 Mars, 2025

Mali i Gramit në Malësinë e Krujës është kthyer në atraksion turistik dhe një nga zonat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Liqeni i Bovillës nga njëra anë dhe malet nga ana tjetër ofrojnë një panoramë fantastike të të gjithë fshatrave të malësisë së Krujës.

Numri i turistëve është rritur ndjeshëm. Teksa shijojnë bukuritë natyrore ato thonë se do të rikthehen sërish.

“Jam nga Franca, erdhëm me avion. Arritëm të premten, ka dy dite që jemi këtu, vizituam Beratin dhe disa kanionë dhe sot erdhëm këtu ne liqenin e Bovillës. Ngjitja është pak e frikshëm, shkallet janë të frikshme, por pamja është e mrekullueshme. Malet janë të mrekullueshme dhe liqeni është një pamje që nuk e kam parë kurrë më parë”, ka thë një turiste.

Një tjetër turist është shprehur. “Ishim në Tiranë të enjten dhe të premten, të shtunën shkuam në Gjirokastër. Shkuam me makinë, ishte një ditë e bukur. Shkuam edhe te Syri i Kaltër dhe sot jemi këtu. Po bëjmë bashkë historinë, kulturën dhe natyrën”

“Mendoj se Shqipëria është e bukur, njerëzit janë miqësor, natyra është shume e bukur. Guida ishte shumë e këndshme, na tregoi shume për Shqipërinë”, ka thënë një tjetër turiste.

Numrin më të lartë të turistëve, Mali i Gramit e ka patur gjatë dy viteve të fundit, ku turistët vendas dhe të huaj bëjnë ngjitje në mal dhe shijojnë bukuritë e vendit tonë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!