Malet me borë “jo reale” në Egjipt tërheqin vëmendjen e turistëve

schedule11:28 - 2 Prill, 2021

schedule 11:28 - 2 Prill, 2021

Fotot e njerëzve që shëtisin në peizazhe me dëbore dhe rrëshqasin poshtë maleve të akullta në Egjipt, janë bërë virale në rrjete sociale.

Egjipti, i ndodhur në skajet e shkretëtirës së thatë dhe ranore të Saharasë, rrallë përjeton reshje, jo më borë, informon abcnews.al.

Por, për të përjetuar sadopak ndjesitë e dimrit, banorët shijojnë kripën si “borë”.

Malet e kripura të Port Fouad janë bërë një atraksion turistik pasi fotot e njerëzve nga ky vend po bëhen virale./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!