Malet, investitorët 10 vjet pa taksa/ Paketa në Kuvend, synon të nxisë investimet nga diaspora në zonat malore

schedule14:16 - 10 Shkurt, 2025

schedule 14:16 - 10 Shkurt, 2025

Qevria synon të nxisë investimet në zonat malore kryesisht në sektorin e turizmit.

Tashmë nisma e njohur si Paketa e Maleve ka nisur të diskutohet në kuvend dhe parashikon dhënien e tokës shtetërore me simbolike 1 euro te investitorët.

Subjektet që do të investojnë në zonat malore do të përjashtohen për një periudhë 10 vjeçare , nga taksa e infrastrukturës, taksa e pasurive të paluajtshme dhe TVSH-ja.

Qëllimi i ligjit është të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të zonave malore duke tërhequr investime për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, promovuar shfrytëzimin me eficiencë të burimeve natyrore si dhe për të mbështetur kalimin e pronësisë së pasurive shtetërore të përdorura nga privatët pa titull pronësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!