Malësi e Madhe/ Kundërshtoi policin për gjobën, arrestohet 37-vjeçari

schedule17:29 - 30 Gusht, 2024

schedule 17:29 - 30 Gusht, 2024

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësi të Madhe, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë. Ngjarja ka ndodhur pasi 37-vjeçari mori gjobë për parkim të gabuar dhe u largua.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe, arrestuan shtetasin, 37 vjeç, banues në fshatin Dedaj.  Në qytetin e Koplikut, punonjësi i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend që nuk lejohej, i cili pengonte qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjatë ushtrimit të detyrës për vënien e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë dhe është larguar. Pas kontrolleve nga Policia, 37-vjeçari është kapur në banesën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!