Malësi e Madhe/ Drejtori “grushton” përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civile, procedohet penalisht

schedule11:29 - 3 Gusht, 2023

schedule 11:29 - 3 Gusht, 2023

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht drejtorin e Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe.

60-vjeçari ka goditur me grusht një 64 vjeçar, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile në Malësinë e Madhe. Konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi , 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!