Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë bukurive të natyrës shqiptare. Prestigjozja franceze, “Le Figaro” i ka kushtuar sërish një artikull Shqipërisë, të cilin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.
“Le Figaro” shhkruan se Shqipëria është një arratisje e bukur ku ka male spektakolare, lugina të egra dhe lumenj të pazbutur.
Ndër të tjera, në artikull thuhet se Shqipëria po hapet dalëngadalë ndaj udhëtimeve të natyrës dhe aventurës./abcnews.al