Maldini selekton pasardhësin e Ibrës, nisin negociatat me Sassuolon

schedule10:58 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 22 Dhjetor, 2020

Milani kërkon një zëvendësues për Zlatan Ibrahimovic dhe aksioni ka nisur që tani. Paolo Maldini ka zgjedhur edhe talentin, që do të mundohet ta bëjë të tijin dhe ta vendosë në qendër të sulmit të kuqezinjve në një të ardhme të afërt.

 

I zgjedhuri quhet Gianluca Scamacca. 21-vjeçari është në pronësi të Sassuolos, teksa këtë sezon është huazuar te Genoa, ku po tregon aftësi të mira para portës (12 ndeshje, 6 gola, 1 asist).

Në ndeshjen e fundit të Milanit ndaj Sassuolos, mësohet se drejtorët e dy skuadrave kanë biseduar për talentin nga Roma, por për momentin nuk ka marrëveshje përfundimtare.

 

Scamacca vlerësohet nga Sassuolo rreth 25 milionë euro, shifër të cilën Milani e konsideron si të tepruar. Gjithsesi në Milano dinë të negociojnë dhe pritet të gjendet një rrugë e mesme për të mbërritur te talenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!