Maldini: Nuk vendosin tifozët për Donnarumman, kemi ngrirë të gjithë rinovimet

schedule13:58 - 2 Maj, 2021

schedule 13:58 - 2 Maj, 2021

Gianluigi Donnarumma po kalon një situatë shumë të paqartë për karrierën e tij dhe rinovimi me Milanin nuk duket në horizont, sidomos tashmë që marrëdhënia me tifozët milanistë nuk është aspak normale.

Pas ndeshjes së humbur me Lazion ai u pa teksa qeshte me Pepe Reinan. Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe direkt pas kësaj tifozët mësynë ndaj portierit, duke kërkuar larimin e tij në fund të sezonit.

Portierit i skadon kontrata në verë dhe zënka me tifozët mund të ndikojë në të ardhmen e tij. Në lidhje me të ardhmen e portierit është pyetur Paolo Maldini, drejtori i klubit kuqezi. Ai shprehet se gjithçka ka ngrirë deri në fund të sezonit.

“Sa për sqarim, askush jashtë klubit nuk vendos për lojtarët që rinovojnë apo qëndrojnë. Gjithçka vendoset për atë që ndodh brenda fushës dhe për këtë vendosin drejtuesit dhe vetë trajneri.

Nga ky moment e tutje, çdo negociatë e vetme për rinovimet është e ngrirë deri në fund të sezonit, për të lejuar ekipin të përqendrohet vetëm në kampionat. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë lojtarët tanë si gjithmonë”, tregon Maldini. /abcnews.al