Rafael Leao është padiskutim një nga lojtarët më të kërkuar të Milan. Lojtari kuqezi është dëshirë e shumë klubeve, të cilat tentuan transferimin e tij gjatë merkatos së verës, por skuadra italiane bëri rezistencë.
Por përsëri vazhdon të jetë një prioritet dhe qëndrimi në “San Siro” duket i vështirë, edhe pse Milan po punon për ofertën e rinovimit me portugezin.
Paolo Maldini nuk mohon vështirësitë në diskutimin e rinovimit të kontratës së Leaos , por qetëson tifozët kuqezi.
“Situata e lidhur me kalimin në Lille po e kushtëzon atë, prandaj bashkëbiseduesit tanë kanë ndryshuar shpesh. Por Leao e kupton se e ardhmja e tij duhet të jetë te Milan, ndërsa vetë lojtari e dëshiron diçka të tillë dhe shanset për rinovim janë mjaft të mira.
Do të ketë negociata dhe ne e dimë se lojtarët e mëdhenj duhet të paguhen për vlerën e tyre. A mund të thoni se ka një shans të mirë për të gjetur një marrëveshje me të dhe Sporting Lisbonës ? Klubi portugez nuk ka asnjë lidhje me të”, ka deklaruar Maldini. /f.a/abcnews.al