Malcom sulmon Barcelonën, tregon arsyen pse dëmtohej në Katalonjë

schedule21:59 - 20 Prill, 2020

schedule 21:59 - 20 Prill, 2020

Futbollisti brazilian, Malcom, është aktualisht i izoluar në shtëpi, duke pritur rifillimin e sezonit në Rusi, që parashikohet në datën 6 qershor. Sulmuesi anësor i Zenitit ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka sulmuar në mënyrë indirekte Barcelonën, ish-klubin e tij.

“Ne jemi stërvitur online për të ruajtur formën fizike, por pa asnjë kontakt me topin. Është e vështirë, jemi mësuar të bëjmë stërvitje të rregullt, madje te Zenit stërviteshim dy herë në ditë.

Ndërsa te Barcelona, stërviteshim vetëm 40-50 minuta, kjo është dhe arsyeja pse u dëmtoja shpesh atje”. Malcom u transferua te Zenit për plot 40 milion euro, vetëm një vit pasi Barcelona kishte paguar 45 milion për të marrë nga klubi i Bourdeaux./.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!