Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët e piktorit dhe arkitektit Maks Velo, pas lajmit të trishtë për ndarjen e tij nga jeta.
Ai thotë se inspirohej nga integriteti i tij dhe përballja me padrejtësitë.
LEXO EDHE: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Maks Velo, simbol i protestës tonë! Humbëm mendimin e lirë
“E kam njohur shume me pak se te tjeret. Integriteti I tij dhe perballja me padrejtesite me inspironte. Ndersa respekti tij sa here qe takoheshim spontanisht ne aktivitete te ndryshme me ndihmonte ne perballjet gjate jetes.
U prehte ne paqe simboli I sakrificave dhe shpreses. Ngushellime familjareve, miqve, kolegeve dhe adhuruesve te Maksit!! Arbeni”, shkruan Arben Malaj.


