Mala: Kampionati është i paparashikueshëm, Kukësin e vlerësojmë maksimalisht

schedule13:50 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:50 - 28 Shkurt, 2022

Partizani do të përplasë “brirët” me Kukësin në “Air Albania” në sfidën e javës së 23-të të Abissnet Superiore, takim ky që do të luhet ditën e mërkurë ora 16:45.

Një sfidë ku demat do të kërkojnë fitoren pas barazimit me Dinamon, ndërsa tentojnë edhe një vend në europe për sezonin e ardhshëm, dhe kjo është mundësia për të kuqtë që të shkurtojnë diferencën me verilindorët, ku 8 pikë aktualisht i ndajnë mes tyre, me Kukësi  të pozicionuar ne vendin e tretë.

Për këtë përballe për mediat ka folur mesfushori i demave, Esat Mala ku thekson se në këtë pikë kampionati është bërë i paparashikueshëm, ndërsa shprehet se Kukësin e vlerësojnë maksimalisht sepse ndodhet në 3 vendet e kreut.

“Prisnim më shumë ndaj Dinamos. E kishim vlerësuar ndeshjen në maksimum. kemi pasur edhe ndeshje të tjera. Shpresuam në fitore dhe dhamë maksimumin. Nuk i shfrytëzuam rastet tona. Nuk është se jemi të kënaqur me rezultatin”.

“Nuk dorëzohemi, ka ndeshje. Edhe ekipet e tjera po gabojnë. Ka ndeshje plot, kampionati është i paparashikueshëm. Do tentojmë maksimumin për tre pikë në çdo ndeshje. Do u shkojmë në fund të dy kompeticioneve. Në fund do e shohim ku do jemi. Besoj se do e arrijmë atë që duam”.

“Kukësi është në krye të tabelës, ka një ekip shumë të mirë. E vlerësojmë maksimalisht. Do përgatitemi edhe ne për këtë ndeshje. Shpresojmë që pikët që lamë me Dinamon, t’i marrim me Kukësin”, përfundoi deklaratën e tij Mala. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!