Mala apo Cordeiro, Lerda bën batuta me gazetarin

schedule13:10 - 27 Tetor, 2019

schedule 13:10 - 27 Tetor, 2019

Esat Mala po luan si mbrojtës i djathtë te Partizani gjatë kësaj periudhe. Largimi i Labinot Ibrahimit i la zbuluar të kuqtë, që në fillimin e gjetën zgjidhjen duke luajtur me tre në prapavijë. Rrestimi ka ndryshuar dhe me Idrizajn që ende nuk ka formën maksimale, Mala ka qenë zgjidhja e trajneri Franco Lerda për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Në konferencën e sotme për shtyp, italiani është pyetur nëse më mirë do të ishte të luante braziliani William Cordeiro si mbrojtës i djathtë, që të mos sakrifikohej Mala. Braziliani, vjet te Kukësi u afrua të luante pikërisht në atë pozicion, por ish-trajnerin Armando Cungu, si dhe Ernest Gjoka më pas, e përdorën si sulmues të majtë.

Edhe Lerda mendon se Cordeiro nuk është i mirë në prapavijë, madje edhe bën batuta me gazetarin gjatë konferencës së ditës së sotshme. “Ndoshta mund ta provosh ti të luash si mbrojtës i djathtë. Nëse vjen dhe të shoh gjatë javës, mund edhe të ma mbushesh mendjen”, thotë fillimisht italiani.

Më pas ai mbyll duke thënë: “Mendoj se Melo nuk është një mbrojtës i djathtë. E shoh më shumë si lojtar ofensiv. As Mala nuk është mbrojtës i djathtë, por është zgjidhja më e mirë me kontingjentin që kemi. Është një lojtar inteligjent”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!