Barcelona nuk ia doli të fitonte as këtë herë në transfert, teksa Interi e mposhti 1-0 në “Guiseppe Meazza”.
Siç duket “makthi” i katalanasve në Champions League janë transfertat, pasi thuajse prej një viti ata nuk kanë arritur të shënojnë të paktën një gol duke mos mundur dot të fitojnë.
Më saktësisht, të besuarit e Xhavi Hernandez e çuan në 3 numrin e ndeshjeve radhazi që s’kanë fituar në transfertë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në histori të klubit spanjoll.
Paraprakisht, Barça u mposht nga Bayern Munichu 0:2 në këtë sezon të Championsit dhe 0:3 në atë të shkuarin, kur edhe u eliminua nga ky kompeticion.
Golin e fundit që Barcelona e ka shënuar në Ligën e Kampionëve në transfertë ishte ai i nëntorit të vitit të kaluar, në ndeshjen e fituar ndaj Dinamo Kievit me rezultat 1:0.
Barça po tregohet e frikshme në La Liga, ku në 7 ndeshje e ka pësuar vetëm një gol dhe i ka realizuar 19, ndërsa në Champions nuk ia del dot të çajë “murin” mbrojtës së kundërshtarëve.
Katalanasit tashmë janë të tretët në Grupin C me 3 pikë në 3 ndeshje të zhvilluara, ndërsa rrezikon përsëri për të rënë në Europa League. /f.a/abcnews.al