Makthi Chelsea, sulmuesi i kombëtares gati për divorcin e radhës

schedule09:18 - 10 Tetor, 2019

schedule 09:18 - 10 Tetor, 2019

Chelsea vendosi ta mbante në ekip Michy Batshuayi këtë sezon dhe pritshmëritë e sulmuesit belg ishin të mëdha. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe trajneri Lampard po i beson postin e titullarit Tammy Abraham, i cili po e justifikon besimin me paraqitje pozitive dhe gola.

Batshuayi numëron vetëm 45 minuta aktivizim në kampionat dhe 90 minuta në League Cup gjatë këtij sezoni me Chelsea. Shumë pak për një lojtar, i cili ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje të zhvilluara me Belgjikën. Sezonin e kaluar u huazua mes Valencias dhe Crystal Palace, ndërsa në janar mund të vijë huazimi i katërt që prej vitit 2016. Lampard nuk e ka në plane dhe preferon edhe Giroud përpara tij.

Mungesa e hapësirave ka sjellë tension mes palëve dhe 26-vjeçari kërkon të largohet në merkaton e ardhshme sipas mediave angleze. Të shumta janë klubet që interesohen për shërbimet e tij, ndërsa kontrata me “Blutë e Londrës” përfundon në vitin 2021. Crystal Palace është një ndër klubet më të interesuara dhe është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit me origjinë nga Kongo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!