Makth pas Krishtlindjeve për Tuchel

schedule10:25 - 26 Tetor, 2021

schedule 10:25 - 26 Tetor, 2021

Sikur të ishte një skenar i Tim Burton, Chelsea mund të ketë një makth pas Krishtlindjeve. Arsyeja nuk është tjetër veçse problemi i kontratave që ka me mbrojtësit.

Rüdiger, Christensen dhe Azipilicueta i japin fund kontratës qershorin e ardhshëm dhe asnjëri prej tyre nuk e ka rinovuar për momentin.

Sa i përket gjermanit, disa të mëdhenj fërkojnë duart, ndërsa danezi dukej në rrugën e duhur, por ‘Goal‘ publikoi se negociatat kanë ngecur. Sa i përket spanjollit, do të ishte befasi nëse kapiteni “Blu” do të bënte gati valixhet, por e vërteta është se koha është e shkurtër. r.t/abcnews.al