Makineria përplaset me trenin, 1 i vdekur dhe dy të plagosur në Greqi

schedule08:20 - 16 Nëntor, 2021

schedule 08:20 - 16 Nëntor, 2021

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Agios Nikolaos, Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një makineri e pastrimit është përplasur me trenin në stacion.

Një punëtor 41-vjeçar ka humbur jetën dhe dy  janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në stacionin ISAP në Agios Nikolaos, si pasojë e një defekti në një makineri të përdorur nga një kompani austriake për punime të specializuara smerilimi.

Makina speciale ishte nisur nga Kifisia dhe kishte shfaqur dëmtime në frena, për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar para se të përplasej përfundimisht me një vagon. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!