Makineri bujqësore dhe shtëpi! Kamerat dhe dëshmitë fundosin hajdutët shqiptarë në Itali

schedule21:05 - 1 Tetor, 2020

schedule 21:05 - 1 Tetor, 2020

Policia italiane goditi një bandë hajdutësh shqiptarë të cilët akuzohen për disa vjedhje në kompani dhe shtëpi në Piemonte dhe në provincat e afërta të Lombardisë.

Hetimet zgjatën mbi 13 muaj, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 21 dhe 33 vjeç, me kombësi shqiptare dhe me precedentë.

Tre u dërguan në burgjet në Cuneo, Asti dhe Pavia, ndërsa dy u vendosën në arrest në shtëpitë e tyre përkatëse.

Gjatë operacionit në shtëpitë e tyre u gjetën edhe shumë sende të vjedhura, që policia ua ktheu pronarëve legjitimë.

Por si u arrestuan? Hetimet filluan në gusht të vitit të kaluar, kur banda vodhi në një kompani mjete të ndryshme bujqësore, makina punimi tokash, saldatorë dhe materiale të tjera të ndryshme.

Por kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e banorëve të zonës i fundosën, pasi u dhanë mjaftueshëm prova organeve hetimore për të shkuar në gjurmët e tyre./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!