Pesë arrestime janë bërë nga policia në Spanjë pasi ka gjetur një sasi të konsiderueshme droge në një makine. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, ndërsa 4 të tjerët ishin shtetas italianë, të moshave nga 24 në 36-vjeç.
5 personat në fjalë janë arrestuar në Malaga, pasi në makinën e tyre të marrë me qira, kishin futur një sasi prej 87 kg kanabis. Mësohet se personat e arrestuar ishin nisur në drejtim të Gjermanisë.
Po ashtu në makinë u kapën një armë zjarri gjysmë automatike, një pushkë, një sëpatë dhe sende të tjera të pa lejueshme./abcnews.al/