Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makinën plot me drogë, arrestohet shqiptari në Igumenicë, në kërkim bashkëpunëtori grek

schedule15:42 - 20 Gusht, 2021

schedule 15:42 - 20 Gusht, 2021

Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Filat, Igumenicë. Mësohet se është ndaluar një mjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg 280 gram marijuanë dhe 19 pako të vogla me 1 kg 917 gram hashash çokollatë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar i cili rezulton pa patente ndërkohë që në kërkim është shpallur një shtetas grek që rezulton të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!