Një nga të plagosurit nga aksidenti që ndodhi sot në superstradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Kakarriqit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gazetari i ABC, Gjergj Figuri raporton se viktima është Marjeta Gjergji, infermiere e maternitetit të Lezhës.
Ndërkohë që nga aksidenti u plagosën edhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur dhe vjehrra.
Në aksident u përfshinë tre makina, dy drejtuesit e tjerë u shoqëruan në komisariat pas përplasjes që rezultoi fatale për infermieren./ Abcnews.al