Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy makina janë përplasur “kokë më kokë”
Si pasojë e këtij aksidenti, 5 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Mjetet e përfshirë në aksident janë një Mercedes-Benz dhe një Skoda. Paraprakisht raportohet se shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve. /abcnews.al
abcnews.al/