Makinat më të klikuara në Instagram, zbuloni cila kryeson

schedule18:30 - 27 Nëntor, 2020

schedule 18:30 - 27 Nëntor, 2020

Faqja e njohur ”Click4reg Private Plates” ka publikuar listën e makinave më të klikuara në Instagram.

Në vendin e parë renditet një Porsche, pasuar me tre modele në renditje. Ndërsa të 15 makinat më të klikuara nxjerrin në pah dy elemente, e para se përdoruesit e rrjetit social preferojnë modele luksoze dhe e dyta ata mohojnë markat prestigjioze italiane, që duken aspak në këtë renditje.

Sipas kësaj parade hit, Porsche Panamera merr medaljen e artë në vendin e parë me 334 000 hashtags, pasuar nga BMË 7 Series dhe Rolls Royce Phantom.

Megjithatë, markat britanike fitojnë në numër duke vendosur 8 makina në renditje, të ndjekura nga markat gjermane me 5 modele. l.k/abcnews.al