Me shpejtësi deri në 170 km në orë.
Nuk bëhet fjalë për pilotë dhe as për pistë garash, por për drejtues automjetesh që udhëtojnë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
Pamjet janë publikuar nga Policia e Shtetit në Facebook ku bëhet e ditur se pas aksidenteve të ndodhura ditët e para të vitit uniformat blu po monitorojnë me radarë rruget urbanë dhe interurbane në kryeqytet.
Vetëm mbrëmjen e të premtes për shkak të shpejtesisë që varionte nga 141 deri në 170 km/h policia thotë se i ka pezulluar lejen e drejtimit tetë drejtues automjetesh.
Ndërsa për shpejtësi që varion nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar për të qarkulluar brenda në qytet policia thotë se ka pezualluar 6 leje drejtimi.
22 masa të tjera janë marre për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve.
Rastet për te cilat parashikohet dënim me gjobë nga 10.000-40.000 të reja policia tregon se ia ka referuar Organit Administrativ Shtetëror ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë.
Ndërkohë që për të parandaluar aksidentet që vijnë si pasojë e drejtimit të mjetit në gjendjë të dehur uniformat blu po vijon kontrollet me Drager.
10 drejtues automjetesh janë arrestuar në kushtet e flagrances pa bëre 24 ore.
6 prej tyre nuk ishin pajisur me leje drejtimi dhe 4 u kapën në gjendje të dehur./abcnews.al