Makinat e shtrenjta në fushatë janë të oligarkëve të ardhshëm? Si përgjigjet Basha

schedule22:38 - 22 Prill, 2021

schedule 22:38 - 22 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme për makinat e shtrenjta që janë parë në takimet e tij elektorale.

I pyetur në emisionin “Open” nëse janë këto mjete të oligarkëve të ardhshëm, Basha u përgjigj:  “Unë nuk shoh kush janë makinat që më shoqërojnë. Por di të jenë vetëm qytetarë të etur për ndryshim. Më duket sikur po e ekzagjeroni. Dy mjetet e mia janë të vitit 2010. Unë kudo ku shkoj më dalin njerëz që më presin”.

Basha theksoi më tej se me ardhjen e tyre në pushtet do të bëjnë të mundur miratimin e ligjit të oligarkisë. Sipas tij ekonomia çlirohet vetëm nëse rikthehet konkurenca.

Lexo edhe: Çfarë tha Arbër Papleka kur u dorëzua? Basha tregon versionin tjetër: Merreni armën, se di nëse kam vrarë

“Ne nuk kemi thjeshtë një plan por edhe ligj kundër oligarkisë. Ne, Shqipërinë do tua kthejmë shqiptarëve. Nuk çlirojmë ekonominë pa çliruar konkurrencën. Problemi kryesor këtu është se qeveria punon vetëm me tre veta. Kthimi i konkurencës është i nevojshëm. Qeveria e ardhshme nuk do të japë favor për askënd,” tha Basha.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!