Makinat bëhen copë në “Fier-Vlorë”, shpëtojnë për mrekulli pasagjerët

schedule19:08 - 2 Janar, 2022

schedule 19:08 - 2 Janar, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Vlorë-Fier. Për fat të mirë nuk ka jetë të humbura edhe pse siç mëson abcneës.al dëmet materiale janë të mëdha dhe pasagjerët e makinave të përfshira në përplasje kanë shpëtuar për pak.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një makine tip “Mercedes Benz” dhe një tjetre tip “Seat”.

Ka përplasje kanë mbetur e lënduar një vajzë e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier,  në afërsi të nënkalimit të Novoselës,  shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar  pasagjerja e mjetit ” Seat”, e  cila  ndodhet  në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /abcnews.al