Makina prodhim shqiptar që u ndërtua nga dy të rinj në Fier: E nisëm si pasion, shpenzuam shumë para

schedule11:08 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:08 - 7 Shkurt, 2024

Kadria Manaj nga Fieri pasionin për makinën e kultivoi aq shumë, sa fëmijërinë e tij kaloi duke punuar në garazh me qëllim krijimin e një makine sportive në të ardhmen, dëshirë kjo, e cila është realizuar tashmë.

Ai shtoi se me shokun e tij të ngushtë  Oltin nisën ta ndërtonin kur ishin vetëm 15 vjeç. Gjatë intervistës në “ABC e Mëngjesit”, Manaj tha se fëmijëria e tyre kaloi në garazhin e një makinë në fshatin Plykë të Fierit.

“Ky pasion pa lindur para se të fillonim rrugëtimin e studimeve, ka nisur që 14 vjeç bashkë me një shokun tim, Pasionet e fëmijërisë në atë kohë, gjithë mund të shkonim të luanin videogame, ne gjetëm atë kanalizimin. Kemi pasur një shtëpi të vjetër në fshat, dhe ai ka qenë laboratori ynë që eksperimentonim. Shasia është e krijuar…janë blerë profile, janë blerë në dyqani që shesin pjesë metalike. Jam inxhinier dhe programues. ”, tha  ai.

Makina e vogël “Lotus”, me ngjyrë portokalli, të kthen pas në kohë të kujton automjetet e viteve ‘60.  Ai thotë se krahas viteve të punës, kanë shpenzuar  dhe një shumë të konsiderueshme monetare. Ai ka një dëshirë dhe bën apel që makina të njihej si prodhim e markë e tyre.

“Kemi hedhur 10 milionë lekë për ta bërë këto prototip makine. Do kishim dëshirë që ky prodhim dhe kjo makinë të njihej si prodhim dhe markë e jona”, tha ai.

Brenga më e madhe e tij është se nuk mund të shëtisë me të nëpër Shqipëri edhe pse është në gjendje të mirë motorike. Sipas tij, nuk ka asnjë hapësirë ligjorë që ta regjistrojë makinën e tij./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!