Një mësuese është vrarë dhe 14 nxënës janë në mesin e të plagosurve pasi një makinë goditi një turmë në një rrugë të Berlinit, ditën e sotme.
Grupi ishte në një udhëtim shkollor në Berlin nga shteti i Hesse. Një mësues tjetër u plagos rëndë. Ndërkaq, policia arrestoi në vendngjarje shoferin 29-vjeçar.
Zyrtarët thanë se ishte e paqartë nëse incidenti, i cili ndodhi pak para orës 10:30 me orën lokale, ishte i qëllimshëm apo aksident. Ngjarja ndodhi në zemër të Berlinit perëndimor, në një nga rrugët më të ngarkuara.
Gruaja që vdiq është identifikuar si mësuese e cila ishte në një udhëtim me një klasë nga shteti qendror i Hesse. Policia e Berlinit tha se ajo humbi jetën në vend.
Shoferi kishte shtetësi gjermane dhe armene. Policia tha se nuk mund të konfirmonte raportet se ai kishte lënë një shënim në makinën e tij. /abcnews.al