Dy djem të rinj nga Tirana u aksidentuan rëndë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë zonës së Golemit. Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një qen që ishte në mes të rrugës. Për pasoje drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal.
Të plagosurit Stiven Sokoli 26 vjeç dhe Donald Duka 23 vjeç ndodhen të shtruar në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë, por mjekët njoftuan se nuk janë në rrezik për jetën./ABC News Albania 24/7